Sot protestohet në Prishtinë – Njëra palë shpreh pakënaqësitë ndaj qeverisë, tjetra ndaj komunës

December 4, 2024
1 minut lexim

Sot do të mbahen dy protesta në Prishtinë.

Me fillim nga ora 10:00, Shoqata Sindikale e Pastrimit do të protestojë përpara objektit të Komunës së Prishtinës.

Protesta do të mbahet si shenjë revolte dhe pakënaqësie ndaj tenderit prej 16.5 milionë euro, që pretendohet se e çon kompaninë drejt falimentimit.

“I ftojmë të gjithë të punësuarit pranë KRM “Pastrimi” me njësi që të na bashkohen, që të jemi zëri juaj në mbrojtjen e kompanisë nga e keqja që po i kanoset. Situata në të cilën gjendet kompania lë për të dëshiruar…”, thuhet në njoftimin e KRM-së.

Ndërkaq, me fillim nga ora 12:30, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës proteston ndaj qeverisë.

Takimi i djeshëm me ministren Arbërie Nagavci nuk pati rezultate konkrete, andaj SBASHK-u ka lajmëruar që do të protestojë, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e grevës së përgjithshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trazira në Gjeorgji, policia akuzohet për brutalitet kundër protestuesve

Story i radhës

Këto zakone po dëmtojnë çdo ditë lëkurën tuaj

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë