“Sot prishe një biznes, neve po na i shkatërron banesat!”, gazetari i drejtohet Ramës: Koha jote ka mbaruar, nuk do të të fal!

1 minut lexim

Gazetari Dritan Laci ka reaguar pas aksionit të sotëm për shembjen e pishinave të “Prestige Resort”.

Duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, Laçi shkruan se ky është një akt i shëmtuar që tregon greminën mendore të një narkopsikopati.

Ai thotë se nuk do e falë, sado i fuqishëm duket sot me fadroma dhe polici.

“Sulmi politik si hakmarrje ndaj një biznesi privat, është një tjetër akt i shëmtuar që tregon greminën mendore të një narkopsikopati, që fati i keq i këtij vendi, e drejton prej 9 vitesh. Koha jote ka mbaruar, je në ditët e fundit, dhe çdo dhimbje që ke shkaktuar dhe po shkakton, do jesh përgjegjës për vuajtjet e tua. Sot prishe një biznes, ne po na shkatërron banesat. Ej robo, nuk do të të fal, sado i fuqishëm të dukesh sot me fadroma dhe polici. Thjesht po pres të të shikoj te ministrat e tu… Do durojmë edhe pak. Po edhe ti na prit…”, shkruan Laçi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vuçiç bëhet “tapë” në panairin e verërave në Beograd, momenti kur këshilltarja tenton t’i heqë gotën por ai refuzon (VIDEO)

Story i radhës

23-vjeçarja shpenzon rreth 50 mijë dollarë për t’i ngjarë Marilyn Monroe

Të fundit nga