Anëtarësimi në NATO ishte një nga qëllimet tona kyçe srategjike që nga pavarësia, i përkrahur me konsensus të gjerë politik në nivel kombëtar dhe përkrahje të lartë nga qytetarët, ka shkruar presidenti Stevo Pendarovski në Facebook.
Ai në postimin potencoi se gjatë procesit të aderimit në Aleancë kanë qenë të nevojshme vendime të vështira dhe reforma thelbësore.
“Procesi i aderimit në Aleancë ka qenë i gjatë, nevojiteshin vendime të vështira dhe reforma thelbësore në Armatën tonë dhe sektorin e sigurisë, por, sot, kur rendi ndërkombëtar është në rrezik, e kuptojmë rëndësinë e anëtarësimit në NATO. Anëtarësimi në Aleancë qartë e tregon edhe orientimin tonë afatgjatë për respektimin e vlerave të cilat i ndajmë me bahskësinë euroatlantike: lirinë, demokracinë dhe sundimin e së drejtës, si parakushte për zhvillim të sukseshsëm”, thotë Pendarovski.