sot perpjekja e re per zgjedhjen e albulena haxhiut ne krye te kuvendit 68087d274967d

Sot përpjekja e re për zgjedhjen e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit

April 23, 2025
min lexim

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në përpjekje për të vazhduar konstituimin e legjislaturës së nëntë. Seanca do të nisë nga ora 10:00.

Në seancën e fundit të mbajtur të hënën, as për të tretën herë me radhë Albulena Haxhiu nuk i pati 61 votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit. Në mungesë të numrave, emri i saj nuk doli fare në votim.

Lëvizja Vetëvendosje ritheksoi se nuk kanë kandidat tjetër për kryekuvendar, përveç Albulena Haxhiut. Madje, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, kërkoi marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit, mirëpo deri më tani nuk ka sinjale për ndonjë marrëveshje të mundshme mes subjekteve politike.

Dilemat për emrin të cilin do ta propozonte Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit u shuan të shtunën e 19 prillit, kur pas betimit të deputetëve, Albulena Haxhiu nga kjo parti u propozua që të jetë kryekuvendare.

Ndonëse ishte përfolur si emër për kandidate, ishte përfolur edhe Fatmir Limaj si kandidat i mundshëm.

Por, Haxhiu nuk arriti të zgjidhej në krye të Kuvendit në tri përpjekje. Në herën e parë kur u propozua, ajo mori 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime.

E në dështimin e dytë, ajo mori sërish 57 vota për, ndërsa 19 kundër e 3 abstenime. Haxhiut i munguan 4 vota që do të bënin 61 në total dhe në këtë mënyrë të mund të zgjidhej kryetare e Kuvendit.

Edhe të hënën ndodhi njëjtë, por këtë herë seanca nuk u mbajt fare.

Ajo që tërhoqi vëmendje ishin 3 votat e Nismës së abstenuan, ani pse pritej që ta mbështesnin atë.

Kryetari i Nismës, tani deputet i Kuvendit, tha se vota është e drejtë e secilit deputet. Nga PDK thanë se s’kanë votë për askënd nga Lëvizja Vetëvendosje. Nga LDK më herët ishin deklaruar se nuk kanë votë për VV-në, as për Kuvend e as për Qeveri.

Ndërsa nga AAK, thanë se do të votonin pro VV-së për kryetar të Kuvendit, nëse kandidate do të ishin Saranda Bogujevci ose Shqipe Mehmeti Selimi. Në mungesë të katër votave dhe pas dy përpjekjeve të dështuara për t’u zgjedhur, Albulena Haxhiu nesër do ta ketë përpjekjen e tretë që të jetë në krye të Kuvendit.

Mbetet për t’u parë nëse Lëvizja Vetëvendosje do t’i sigurojë 4 votat e munguara, apo do të dështojë sërish ky votim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

era eshte gati per vere linjat e saj do ju cmendin 68086a2c92073
Story i mëparshëm

Era është gati për verë, linjat e saj do ju çmendin

sony tregon si e permiresoi ftohjen e konzoles playstation 5 pro 680881d33923a
Story i radhës

Sony tregon si e përmirësoi ftohjen e konzolës PlayStation 5 Pro

Të fundit nga

ShkoLartë