Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite në disa vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 20 l/m2), të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 15, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 13 deri 19 gradë Celsius.
Në Shkup kryesisht vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, veçanërisht pasdite kur në disa pjesë të luginave do të jenë të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 18 gradë.
Deri të enjten do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe paraqitje të rrallë të bubullimave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi juglindor (mbi 60 km/orë).
Rritje e temperaturës pritet në fund të javës.
Burimi: tv21