sot pasdite formohet kryesia e re e vlen it do perbehet nga 23 anetare 6810c7b11e699

Sot pasdite formohet kryesia e re e VLEN-it, do përbëhet nga 23 anëtarë

April 29, 2025
1 minut lexim

Koalicioni VLEN me hapa të ri drejt formësimit të partisë së përbashkët. Sot pasdite është parashikuar formimi i kryesisë së re, që do të jetë e përbërë nga 23 anëtarë.

Duket se pjesë e kryesisë do të jenë anëtarë të të gjitha partive të koalicionit, ndërsa një pjese të kësaj liste, ju buron e drejta në bazë të funksionit që e kanë aktualisht.

LD propozon Izet Mexhitin, Visar Ganiun, Saranda Imerin, Merita Koxhaxhikun dhe Feride Haxhiun. Lëvizja BESA për anëtarë të kryesisë së partisë propozon Bilall Kasamin, Fatmir Limanin, Blerim Sejdiun, Melinda Rashidin, Hasim Murtezanin, Sedat Sulejmanin dhe Fadil Zendelin. Alternativa propozon Zeqirija Ibrahimin, Amir Elezin, Afan Elezin, Arben Labënishtin, Orhan Murtezanin, Safije Sadiki Shahinin, Bashkim Murtezin, ndërsa si pjesë e propozimeve të Alternativës, do të përfshihen edhe emra në bazë të funksionit që e ushtrojnë dhe ata do të jenë Bekim Sali dhe Imërlije Saliu Fetai, që të dy deputetë në Kuvend.

Për anëtarë të kryesisë së partisë do të jetë edhe përfaqësuesi i Vetëvendosjes, pjesë e koalicionit VLEN, Bekim Qoku, i cili poashtu pritet të propozojë edhe Jusuf Sopin.

Krerët e VLEN-it përshpejtuan procedurat për formimin e shpejtë të partisë, pas përplasjeve me kreun e ASH-së Taravari dhe vendimit të tij që në zgjedhjet lokale të garojë me lista të veçanta kandidatësh.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

taravari personalisht as i njoh as i di kush jane gjoka construction ishte e vetmja kompani qe aplikoi ne tender 6810c7af8ceb0
Story i mëparshëm

Taravari: “Personalisht as i njoh, as i di kush jane” Gjoka Construction ishte e vetmja kompani që aplikoi në tender

turqia e gatshme te pranoje deri ne 15 paciente nga tragjedia e kocanit per rehabilitim afatgjate 6810c7ba4d20a
Story i radhës

Turqia e gatshme të pranojë deri në 15 pacientë nga tragjedia e Koçanit për rehabilitim afatgjatë

Të fundit nga

ShkoLartë