Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse Zllate Mehmedoviç njoftoi se janë siguruar ekipet dhe punonjësit shëndetësor për të filluar testimin skrining në shkollat fillore.
Ai tha se për momentin në shkollat fillore ka disa nxënës të infektuar me Covid-19, për dallim nga shkollat e mesme, ku situata është më e qetë.
Skriningu sipas Mehmedoviq do të kryhet në shkolla, pra atje në vend do të merren mostrat.
Ndryshe kryetari i KSI-së Aleksandar Petliçkovski, fillimisht ishte vendosur që fëmijët të dërohen në institucionet shëndetësore, por më vonë u vendos që mjekët të shkojnë në shkolla dhe të marrin mostrat e fëmijëve.