sot nis gjysmevjetori i dyte per nivelet e arsimit parauniversitar 63e09873071cc

Sot nis gjysmëvjetori i dytë për nivelet e arsimit parauniversitar

February 6, 2023
1 minut lexim

Pas pushimit dimëror që zgjati disa ditë, sot fillon mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Kështu ka vendosur Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në plotësimet që i kishte bërë në kalendarin të vitit shkollor 2022/23.

Të gjithë stafi dhe nxënësit e nivelit të arsimit parauniversitar ishin në pushim dimëror që nga data 30 janar deri më 03 shkurt.

Në këtë gjysmëvjetor të dytë, gjatë pesë ditëve të planifikuara të pushimit pranveror sipas UA-05/2022, do të mbahet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Ky ndryshim ishte bërë nga MAShTI, pas grevës dhe ditëve të humbura për procesin mësimor.

“Përfundimi i gjysmëvjetorit të dytë do të jetë si në vijim: Për klasën e 12-të (maturantë)përfundon më datë 05.06.2023; për klasat 9,10 dhe 11 përfundon me datë 27.06.2023; për parafillor dhe klasat 1-8 përfundon më datë 30.06”, thuhet në vendimin për ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

horoskopi 6 shkurt ja cfare kane parashikuar yjet per ju 63e08dcf0545b
Story i mëparshëm

Horoskopi 6 shkurt, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

lajcak sot viziton kosoven 63e09ac3ea23d
Story i radhës

Lajçak sot viziton Kosovën

Të fundit nga

ShkoLartë