Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare

July 20, 2023
1 minut lexim

Sot do të mbahen mbledhjet e disa e komisioneve të Kuvendit të Kosovës

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, bën shqyrtimin e raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, shqyrtimin e raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, shqyrtimi i raportit vjetor i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2022, shqyrtimi i raportit vjetor i Organit Shqyrtues i Prokurimit për vitin 2022 dhe shqyrtimi i raportit vjetor Financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022.

Kurse Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, në rend dite ka shqyrtimin e Projektligjit pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, me amandamente të Komisionit funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, shqyrtimin e projektligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, me amandamente të Komisionit funksional për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Ndërkaq Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, në rend dite ka shqyrtimin në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe shqyrtimin e raportit me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Edhe Komisioni për Integrim Evropian, bën shqyrtimin e projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Jennifer Lopez me pamje tërheqëse në daljen e fundit me çantën ‘Birkin’ që kushton mijëra euro

Story i radhës

Sot dita më ‘përvëluese’ e javës, temperaturat shkojnë mbi 43 gradë

Të fundit nga

ShkoLartë