Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, por parashihet të bie borë në viset e larta malore.
Ndërsa në viset e ulëta reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore, teksa shtresa të borës parashihen vetëm në viset e larta.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.”