Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe në zona të caktuara pritet të ketë reshje të pakta kalimtare shiu.
Gjatë pasdites priten edhe intervale me diell, kryesisht të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit, konkretisht në pjesën veriperëndimore.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 15 deri në 37 kilometra në orë.
Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, ku minimalet do të luhaten prej 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15.