Mot me diell dhe pjesërisht i vranët do të vazhdoj të mbajë gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.
Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) sipas të cilit vranësirat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Dukagjinit, ditën e shtune, kanë mundesi të shoqërohen me reshje shiu.
Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15- 24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperendimit me shpejtësi 1-5m/s.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohen qytetaret që kanë probleme me sëmundje kronike, të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit nga ora 10-17, kurse sa i përketë kushteve agrometeorologjike, ato vazhdojnë të mbeten të mira.