Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Në vlerat e temperaturave maksimale do të ketë rënie, ndërsa minimale mbeten kryesisht të larta ( netë tropike).
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet16-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.