Sot miqësorja me Arabinë Saudite, Reja eksperimente me lojtarët e Superiores

October 26, 2022
min lexim

Kombëtarja do të luajë sot në mbrëmje me Arabinë Saudite, një duel miqësor, por që nuk do të transmetohet në televizor e as nuk do të jetë e lejuar të shihet nga spektatorët. Kushtet i ka vendosur federata saudite, e cila është pjesëmarrëse në Botëror dhe nuk dëshiron që rivalët të mësojnë rreth gjendjes së ekipit, elementëve dhe skemave të lojës. Nga ana tjetër, trajneri Edi Reja zhvilloi me grupin seancën e fundit stërvitore paradite, para se ekipi të nisej për në udhëtim, ndërsa sot prite të zbresë në fushë një formacion të “arnuar”, ku gërshetohen lojtarë të përfaqësueses me lojtarë që luajnë në kampionatin shqiptar. Pikërisht lojtarët vendas janë në fokus të stafit, pasi synohet përzgjedhja e ndonjë elementi që është pozitiv dhe mund të ketë vazhdimësi për të luajtur jashtë vendit e në të ardhmen në ekipin përfaqësues. Me këtë rast menaxherët arabë mund të pikasin lojtarë të Superiores që janë të lirë dhe që mund t’i aktivizojnë në ekipet e tyre arabe. Siç dihet, lojtarë si Trashi, Cikalleshi e ndonjë tjetër, përfshi dhe trajnerin Ernest Gjoka kanë zgjedhur të luajnë në Arabi këtë sezon. Pra, kjo miqësore mund të vlejë vetëm në këtë drejtim, e në asnjë rrethanë tjetër, sepse ajo as nuk ndiqet nga tifozët e as nuk transmetohet në televizor. E thënë ndryshe, miqësorja i vlen vetëm trajnerit sauditet për të parë gjendjen e ekipit të tij.

Situata pas stërvitjes së djeshme

Ndërkohë, tekniku Edi Reja ka provuar vendosje të ndryshme taktike me lojtarët në këtë seancë, teksa ekipi do të ketë edhe një stërvitje në stadiumin e ndeshjes sot pasdite. Me grupin është bashkuar edhe Arbnor Muçolli, teksa pesë nga futbollistët e ftuar për këtë ndeshje do të udhëtojnë direkt në Abu Dabi. Bëhet fjalë për Ardit Tolin, Mario Mitajn, Bekim Balajn, Elhan Kastratin dhe Gentian Selmanin. Ndërsa pjesa tjetër ka mbërritur dje në orët e vona në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Formacioni

Shqipëria luan sot në orën 18:30 në Abu Dhabi, miqësoren ndaj Arabisë Saudite. Siç theksuam më lart, trajneri Edi Reja ka grumbulluar për këtë test miqësor shumë lojtarë nga Superiorja teksa së fundmi është zbuluar edhe formacioni me të cilin italiani pritet të nisë ndeshjen. Nga stërvitja e fundit e zhvilluar në Abu Dhabi, kuqezinjtë janë të rreshtuar me skemën e zakonshme 3-5-2. Në portë Kastrati, treshja në qendër është e përbërë nga Erdenis Gurishta i Vllaznisë, Eneo Bitri i Partizanit dhe Rudolf Turkaj i Laçit.

Në krah pritet të aktivizohen dyshja e Partizanit Albion Marku dhe Andi Hadroj. Ndërkohë, në qendër të mesfushës llogariten Arbnor Muçolli i Vejle, Ardit Deliu i Tiranës dhe Esat Mala i Vllaznisë. Ndërkaq, dyshja e sulmit pritet t’i besohet eksperiencës së Sokol Cikalleshit dhe shpejtësisë së Redon Xhixhës së Tiranës. Sulmi mund të formohet nga Cikalleshi dhe Balaj dhe minuta padyshim që mund të marrin edhe Xhixha me Skukën. Kështu kjo miqësore do të jetë një shans për lojtarët e kampionatit vendës, që mund t’i mbushin syrin Rejës për t’i grumbulluar edhe në vazhdim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komisioni i 6 janarit interviston ndihmësen e ish-Presidentit Trump, Hope Hicks

Story i radhës

“Do shkojë të takojë Mbretëreshën”/ Si e bëri “të vdekur” gazetari – kryeministrin Sunak gjatë transmetimit live?

Të fundit nga

ShkoLartë