Lindita Halimi ose e njohur si Linda është një nga këngëtaret shqiptare e cila përpos zërit bie gjithmonë në sy për format e saj trupore.
Linda gëzon një fizik të palestruar me linja perfekte. Mirëpo shumë pak nga ju e dinë si dukej këngëtarja disa vite më parë. Për të arritur strukturën e trupit që ka sot, Linditës i janë dashur shumë vite palestër dhe dieta të pafundme. Sepse pas atyre formave sot, dikur fshihej një vajzë e shëndetshme.
Këtë detaj nga jeta e saj, ka qenë vetë këngëtarja që e ka ndarë me të gjithë në profilin e saj në Instagram.
Me një foto para dhe pas Linda Halimi shkruan: Kohët e fundit më pyetën: A ke frikë të tregosh si dukeshe dikur? Ky postim është përgjigjja ime.
Siç duket Linda është krenare me rezultatin që ka arritur, dhe nuk e ka aspak kompleks ta tregojë hapur si dukej kohë më parë. Madje ajo para një viti gjithashtu guxoi të tregonte se përveç palestrës dhe dietave ka kryer edhe një ndërhyrje estetike të quajtur BBL. Kjo ndërhyrje ka të bëjë me heqjen e dhjamit të pastër nga barku dhe vendosjen e tij në vithe.
Më tepër ju kujtojmë që këngëtarja Halimi prej vitesh tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj.