Sot mblidhet Kuvendi, pritet të miratohet akti normativ për kompensimin e çmimeve të materialeve të ndërtimit

Ligjvënësit do të mblidhen këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë në orën 10:00. Gjatë seancës së sotme plenare pritet të miratohet akti normativ për kompensimin e çmimeve të materialeve të ndërtimit.

Nëpërmjet këtij akti qeveria kompenson ndërtuesit e kontratave publike nga 5-30% për çmimin e rritur të hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastike, aluminit, bakrit dhe zinkut.

Megjithatë, kompensimi i çmimeve është kundërshtuar nga opozita. Në përfundim të seancës do të mund të bëhen diskutime për çështje që janë jashtë rendit të ditës.

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama nuk pritet të jetë prezent në diskutime pasi ndodhet në Madrid në Samitin e NATO-s.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Humbi betejën me kancerin, Vjosa Berisha përcillet sot për në banesën e fundit

Story i radhës

Aplikacioni Switch to Android për iOS funksionon me të gjithë telefonët Android

Të fundit nga