Sot mblidhet Kryesia e re e BDI-së, ja çfarë pritet të diskutohet

October 29, 2022
1 minut lexim

Sot në orën 14:30 pritet të fillojë Mbledhja e Kryesisë së re të BDI-së, ku ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetërorë nga radhët e kësaj partie duhet të japin llogari për punën e tyre.

Pikat e agjendës së sotme të propozuara nga kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, pritet të jenë këto:

Informim i Kryetarit te BDI-së rreth situatës politike ne vend;
Konstituimi i Sekretariateve te partisë;

Raporti i punës se ministrave, zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë;
Tjetër.

Pasi Ahmeti të informojë rreth situatës politike në vend, pritet emërimi i sekretarëve të partisë dhe udhëheqësit e sekretariateve, siç janë ato për ekonomi, drejtësi, bujqësi e të tjera. Pastaj zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, pritet të prezantojë para bashkëpartiakëve punën e ministrave integristë. Pas kësaj do të hapet debati.

Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në BDI, ka shumë gjasa që me vërejtje të dalë i ashtuquajturi “grupi i zjarrit” për punën e ministrave, por ende nuk dihet nëse do të vendosin si kusht që të bëhen ndryshime në ekipin e ministrave nga radhët e BDI-së.

Duket se Ahmeti nuk do të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar, por eventualisht mund të propozohet periudhë tranzicioni që në periudhën e ardhshme të vazhdojë ekipi i njëjtë i ministrave, deri sa të harmonizohen qëndrimet brenda kryesisë së partisë.

Gjithashtu, mësojmë se Artan Grubi do te propozohet për shef kabineti të Ali Ahmetit.

Nga ana tjeter, burime nga “grupi i zjarrit” thonë se do të insistojnë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Inflacioni rritet përtej çdo parashikimi në Itali

Story i radhës

RMV, 84 sanksione për autobusë që realizojnë transport të nxënësve, 26 automjete janë dërguar në kontroll të jashtëzakonshëm teknik

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë