Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen dy komisione.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në orën 11:00 shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji – ZRRE.
Ndërkaq në ora 12:00 Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së.
Të ftuar janë Bordi i RTK-së dhe drejtori i Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj.