Sot do të mbahet në Shkup mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Edi Rama, në një postim në llogarinë e tij në Facebook bën të ditur se në këtë mbledhje do të finalizohen një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut.
Sipas agjendës, parashikohet që fillimisht Rama të pritet nga homologu maqedonas Dimitar Kovačevski në një takim dhe më pas do të mbahet mbledhja ndërqeveritare në sallën solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.