Sot mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë

1 minut lexim

Nevzad Lutfiu, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka bërë të ditur se sot nga ora 18:00 do të mbajnë protestën e paralajmëruar në Preshevë.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se të gjithë bashkë do të përçojnë zërin e çdo shqiptari të shtypur, diskriminuar, të pasivizuar e shkelur të Luginës nga Serbia.

“Të marshojmë për identitetin e dinjitetin tonë. Për tekste shkollore në gjuhën shqipe për gjimnazistët tanë. Për njohje të diplomave të universiteteve të Republikës së Kosovës për studentët tanë”.

“Për mundësi të barabarta në punësim. Të dëshmojmë edhe një herë se edhe përkundër apartheidit, shqiptarët e Luginës nuk heshtin. Aq më pak, nuk dorëzohen e nënshtrohen. Të vazhdojmë luftën për të drejta, liri e barazi”, ka thënë Lutfiu.

Story i mëparshëm

Madonna tërheq vëmendjen me një vello të zezë në shfaqjen e “Dolce and Gabbana”

Story i radhës

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Të fundit nga