​Sot mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

March 18, 2025
1 minut lexim

Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, shefi i diplomacisë polake, Radoslaw Sikorski konfirmoi se më 18 mars Shqipëria do të ulet në konferencën e katërt ndërqeveritare në Bruksel.

Në këtë raund të ri bisedimesh do të hapet grup-kapitulli i tretë i negociatave për konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Sikorski përmendi avantazhet e politikës së zgjerimit të BE-së.

“Ne shpresojmë që të hapim një grup-kapitull të ri të negociatave me Shqipërinë në një konferencë ndërqeveritare që do të zhvillohet muajin e ardhshëm dhe po ashtu vijimin e negociatave edhe me Malin e Zi. Zgjerimi është një proces me përfitime të dyanshme, si për shtetet kandidate dhe për ato anëtare të BE-së. Po ju jap si shembull shifrat në rritje të tregtisë mes Gjermanisë dhe Polonisë që nga koha kur ne u bëmë shtet anëtar. Tregtia mes nesh u rrit me 8 herë”, tha Radoslaw Sikorski.

Më 15 tetor, me Shqipërinë u hap grup-kapitulli për çështjet themelore që përfshin reformat kyçe në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Më 17 dhjetor janë hapur diskutimet për grup-kapitullin e gjashtë, atë për marrëdhëniet e jashtme, politikën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Egli ‘thumba’ Gjestit për ish-in: Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal

Story i radhës

​Dy vjet nga dakordimi i aneksit zbatues të marrëveshjes Kurti-Vuçiq

Të fundit nga

Rusia akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme (SVR) i Federatës Ruse ka akuzuar Serbinë se, “pavarësisht deklaratave se është neutrale”, po vazhdon të dërgojë municione në Ukrainë. Në një deklaratë të publikuar më 28

Chelsea drejt një tjetër goditjeje në sulm

Chelsea është shumë pranë realizimit të një tjetër transferimi të rëndësishëm në repartin ofensiv. Sipas asaj që raporton Sky Sports News, klubi londinez ka arritur një marrëveshje me Liam Delap, sulmues premtues
sqmken
ShkoLartë