Sot zhvillohen dy ndeshje interesante, në kuadër të xhiros së 11-të, të Superligës së Kosovës.
Prishtina pret Ferizajn, në ballafaqimin kryesor të ditës.
Kryeqytetasit janë pa fitore në tri ndeshjet e fundit, derisa sot do të synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.
Ndërkohë, Ferizaj me trajner të ri, do të tentojë që të largohet nga vendi i fundit në tabelë.
Në ndeshjen tjetër, Drita i shkon Dukagjinit, që është në formë të mirë në dy ndeshjet e fundit.
Dy përballjet zhvillohen me fillim nga ora 13:00.