sot kufizohet qarkullimi i kamioneve mbi 20 tone ne autoudhet e kosoves 6a76df924ad0d

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

August 8, 2026
1 minut lexim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët dhe operatorët ekonomikë se sot do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e sotme, kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar pritet të arrijë në 32°C ose më shumë.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qellohet nga plumbi i revoles vetura e parkuar ne oborr ne rajonin e likoves 6a7658712ba80
Lajmi i mëparshëm

Qëllohet nga plumbi i revoles, vetura e parkuar në oborr, në rajonin e Likovës

u ekstradua nga kolumbia ne shqiperi dy dite me pare gjkko le ne burg kimistin e droges ne frakull 6a76dfefa9f06
Lajmi i radhës

U ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri dy ditë më parë, GJKKO lë në burg ‘kimistin’ e drogës në Frakull

Të fundit nga

ShkoLartë