Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, ku një 19 vjeçar është vrarë nga një bashkëmoshatar i tij
Viktima është Ardit Zymeri, i cili u privua nga jeta nga i dyshuari Bleon Dibrani.
Ky rast ka tronditur familjen e të riut, ku me pikëllim njoftuan se sot do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Dubofc, në orën 16:30.
Njoftimi i plotë i familjarëve:
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të më të dashurit tonë, Ardit Zymeri, i cili u nda nga jeta më 23 Mars 2025.
Varrimi do të bëhet sot, më 24 Mars, në Dubofc, në orën 16:30.
Me zemër të thyer, ftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirësit që të na bashkohen për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Kujtimi dhe dashuria për të do të jetojnë gjithmonë në zemrat tona.
Burimi: botasot.info