Hapja zyrtare e Tregut të Fundvitit do të bëhet sot (e mërkurë) në kryeqytet. Kështu ka informuar Komuna e Prishtinës.
Hapja e tregut pritet të bëhet në orën 17:00 në sheshin “Xhorxh Bush”.
“Ejani të festojmë së bashku, me performancën muzikore nga Kori i fëmijëve ‘Okarina’ dhe ‘String String’”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Kujtojmë që, rruga nga Katedralja deri në drejtim të Hotel Grand, është mbyllur për kalimin e veturave nga 25 nëntori deri më 08 janar 2023.