sot grumbullohen hendbollistet e kombetares a te kosoves 69a41f045e5f3

Sot grumbullohen hendbollistet e Kombëtares A të Kosovës

March 1, 2026
1 minut lexim

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e vajzave do të grumbullohet sot më 1 mars 2026, në mesditë në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet shumë të rëndësishme ndaj Finlandës të vlefshme për fazën e dytë kualifikuese për Euro 2026.

Grumbullimi dhe stërvitjet do të mbahen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ku seanca e parë stërvitore do të mbahet sot nga ora 17:30 deri në 19:00. Programi i përgatitjeve vazhdon me nga dy stërvitje të hënën dhe të martën, ndërsa të mërkurën në mëngjes kombëtarja do të udhëtojë për në Finlandë.

Ndeshja e parë ndaj Finlandës zhvillohet të enjten, më 5 mars, nga ora 17:30 në Vantaa, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së dytë kualifikuese.

Ndërkohë, ndeshja e kthimit luhet më 8 mars nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kosova bën pjesë në Grupin 1 së bashku me Francën dhe Kroacinë të cilat kanë fituar dy ndeshjet e para ndaj Kosovës dhe Finlandës. Për këtë arsye, dy përballjet e ardhshme janë vendimtare për pozitën e tretë në grup, pozitë që mund të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Katër kombëtaret më të mira të vendeve të treta nga gjashtë grupet gjithsej do të sigurojnë pjesëmarrjen në Evropian, ndërsa Kosova synon të mbajë gjallë shpresat për një kualifikim historik.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nga mjelja e lopeve te dritat e skenes londrim mekaj dhe fitorja unike qe ndryshon lojen e big brother 69a418776ca34
Lajmi i mëparshëm

Nga mjelja e lopëve te dritat e skenës, Londrim Mekaj dhe fitorja unike që ndryshon lojën e Big Brother

emiratet e bashkuara arabe nuk do te rrine duarkryq perballe sulmeve me raketa iraniane 69a41fcba0869
Lajmi i radhës

Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të “rrinë duarkryq” përballë sulmeve me raketa iraniane

Të fundit nga

ShkoLartë