Sot fillon vjeshta në Maqedoninë e Veriut, do të zgjasë 89 ditë

min lexim

Vjeshta në Maqedoninë e Veriut dhe në hemisferën veriore fillon sot në orën 14:43. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë pranvera.

Dita e parë e vjeshtës është dita e 266-të e vitit dhe do të zgjasë 12 orë dhe nëntë minuta. Dielli në Shkup lindi në orën 6 e 21 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 18 e 30 minuta. Deri në fund të vitit mbesin edhe 100 ditë. 

Vjeshta do të zgjasë 89 ditë, deri më 21 dhjetor në orën 10 e 20 minuta, kur me kalendar fillon dimri. 

Sinoptikët në ditën e parë të vjeshtës paralajmërojnë mot më të freskët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe relativisht i nxehtë me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë të ndryshueshme.

Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 3 deri 13, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 22 deri 28 gradë. Në Shkup, gjithashtu, mëngjesi më i freskët, gjatë ditës mot me diell dhe relativisht i ngrohtë.

Sipas paralajmërimeve, temperatura minimale do të bie deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 27 gradë. Mot i ngjashëm na pret edhe nesër, përderisa për të martën dhe të mërkurën, janë paralajmëruar vranësira kalimtare me reshje lokale të shiut, në disa vende të rrëmbyeshme, me kushte për paraqitje të bubullimave. 

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Zgjedhjet parlamentare 2025, çfarë duhet të dinë qytetarët dhe diaspora?

Story i radhës

Ancelotti flet për lëndimet e Bellingham dhe Carvajal

Të fundit nga