Sot fillon procesi gjyqësor ndaj Muhamed Zeqiri

December 15, 2022
1 minut lexim

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të fillojë gjykimi në të cilin ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas aktakuzës, Zeqiri si zyrtar shtetëror, me qëllim ka kryer dy veprime të lidhura me kohën që paraqesin realizime të shumëfishtë të së njëjtës vepër.

“Ai në periudhën prej prillit 2021 deri në mars 2022, duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar, në dy raste ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Prokurim Publik, pa kryer procedurë përkatëse për prokurim publik në të cilën në mënyrë konkurruese personi juridik do të zgjidhej për realizimin e aktiviteteve të nevojshme. Ai ka lidhur dy kontrata me dy persona juridikë si ofrues të shërbimeve, pa respektuar procedurat”, thuhet në aktakuzë.

Zeqiri akuzohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 89.385.255,00 denarë.

Procesin e udhëheq gjyqtarja Fanka Jançuleva – Mihailovska, e cila është edhe kryetare e Këshillit Gjyqësor në procesin “Softuer”, në të cilin i akuzuari i parë është Dragi Rashkovski, njëherit edhe ai ish-sekretar i përgjithshëm i Qeverisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BE-ja e refuzoi deklaratën bullgare për Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

Vritet një i ri në përleshjen mes tifozëve pas ndeshjes mes Francës dhe Marokut

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë