Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu sot, më 24 shkurt, do t’i mbushte 60 vjet.
Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë. Ai ra në luftë të pabarabartë më 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit“ në Prishtinë.
Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan heroikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ranë si trimat duke kënduar.
Duke e përkujtuar heroin e Kosovës, shokët e idealit dhe familja Fazliu, kanë shkruar se Fahriu ishte një uraganit i bashkimit të kombit, uragan që mbi të gjitha kishte interesin e përgjithshëm por edhe uragan që kurrë nuk u nënshtrua përpara vështirësive të kohës
Dëshmori, Fahri Fazliu ishte i lindur më 24 shkurt të vitit 1963, në fshatin Llaushë të Podujevës.