18 nëntorin, amerikanët e kanë shënuar si Ditën Kombëtare të Princeshave.
Princeshë, ata e konsiderojnë secilën vajzë e cila u dhuron të tjerëve mirësi me buzëqeshjen e saj.
Sjellja e mirë, sipas tyre është një akt që tregon natyrën mbretërore të secilës vajzë.
Historia e Ditës Kombëtare të Princeshave fillon me “The Swan Princess”, e cila u shfaq në kinema më 18 nëntor të vitit 1994 dhe prezantoi Princeshën e bukur Odette.
Që nga ajo ditë, çdo vit në të njëjtën datë shënohet Dita e Princeshave.
Sipas përshkrimit të tyre, cilësitë e princeshave janë të ndryshme. Disa janë më të guximshme, u pëlqën të ndërmarrin veprime të mëdha, disa veçohen nga mënyre e të folurit, e të tjerat preferojnë më shumë të dëgjojnë.