Sot ditë e veçantë për Fatos Nanon, Taulant Balla uron ish-kryeministrin: Gëzuar ditëlindjen udhëheqësit tonë

1 minut lexim

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një postim në rrjetin social Facebook, ka uruar ish-kryeministrin Fatos Nano për ditëlindjen e tij të 75-të.

Përkrah urimit, Balla ka ndarë një foto me Nanon, teksa e quan si udhëheqës historik.

Fatos Nano lindi më 16 shtator 1952 dhe u rrit në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë dhe sot mbush 71 vjeç.

Ish-kryeministri po kalon ditë të vështira në spital, për shkak të komplikacioneve shëndetësore në mushkëri që kanë nisur që në periudhën e Covid-19. Prej 29 gushtit, ai ndodhet i shtruar në një spital privat në kryeqytet, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Gëzuar ditëlindjen udhëheqësit tonë historik Fatos Nano! Mirënjohje gjithmonë”, shkruan Balla.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

IFRC: 6,6 milionë njerëz jetojnë në zonat e prekura nga tërmeti në Marok

Story i radhës

“Dora e lënduar e Vuçiqit”, Dalipi tregon prapaskena se pse Serbia nuk e nënshkroi Marrëveshjen e Ohrit

Të fundit nga