Sot dita e dytë e debatit për propozim-buxhetin për vitin 2023

November 25, 2022
1 minut lexim

Komisioni Parlamentar për Financim dhe Buxhet sot duhet të vazhdojë diskutimin për Propozim-buxhetin për vitin 2023. Komisioni ka nisur pardje debatin dhe sot është i dyti nga 10 ditët e planifikuara për diskutim.

Në buxhetin e propozuar për vitin e ardhshëm rritja është parashikuar në 2.9 për qind, ndërsa inflacioni 7.1 për qind.

Të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14,8 për qind në krahasim me vitin 2022, kurse shpenzimet në nivelin prej 324,8 miliardë denarë ose janë 12,6 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022. Deficiti buxhetor është në nivelin 4.6 për qind të PBV-së së planifikuar. Për shpenzime kapitale, nga ana tjetër, janë planifikuar 48,9 miliardë denarë, ose rreth 52,3 për qind më shumë se plani për vitin 2022.
Nga të gjitha partitë politike kanë dorëzuar 263 amendamente, prej të cilave rreth 200 janë të VMRO-DPMNE-së, nga ku kanë vlerësuar se qeveria ka propozuar buxhet të pazhvilluar, joreal dhe inflacionist.

Sipas Qeverisë, megjithatë, buxheti i propozuar parashikon para për të përballuar pasojat e krizës energjetike dhe inflacionit të shtuar, të gjitha detyrimet e shtetit do të shlyhen rregullisht dhe do të mbështeten reformat dhe proceset integruese evropiane të vendit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bojana për t’u marë shembull/ Stoliset Kuq e Zi në prag të 28 nëntorit (Foto)

Story i radhës

Talat Xhaferi merr një titull të veçantë

Të fundit nga

Gënjeshtra, dobësi apo aftësi?

A mund të na çojë një gënjeshtër e bardhë në rrugën e një mashtrimi më të madh? Pasi themi një gënjeshtër, çfarë mund të na ndalojë për të  gënjyer? Pse ndonjëherë mendojmë
ShkoLartë