Sot më 2 gusht do të jetë një ditë e madhe për sigurinë e Kosovës.
Zyrtarisht, të premten diplomon gjenerata e 60-të e policisë.
Ceremonia do të nis nga ora 10:00 dhe mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, thuhet në njoftimin e dërguar për media.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.
“Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të ju drejtohen të pranishmeve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit”.