Sot derbi i madh shqiptar i Maqedonisë, luajnë Shkupi dhe Shkëndija

min lexim

Pas përfundimit të ndeshjeve të ciklit të ri të Ligës së Kombeve, ku ishin të angazhuara përfaqësueset e vendeve evropiane, sot rikthehet futbolli edhe në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Java e 5-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll, do të jetë e gjitha me epiqendër në kryeqytetin e Shkupit, në lagjen e Çairit, aty ku luhet derbi shqiptar, mes dy ekipeve më të mira në vend, Shkupit dhe Shkëndijës.

Si zakonisht kjo përballje sjell numër të madh të tifozëve dhe padyshim që edhe lojë mjaft atraktive. Sezonin e ri e ka filluar në mënyrë më të mirë skuadra kuqezi nga Tetova, Shkëndija, andaj në këtë ndeshje futet edhe si favorite. Nga ana tjetër Shkupi ka luajtur “ftohtë-nxehtë” dhe në këtë përballje vjen pas disfatës që pësoi nga Sileksi në Kratovë.

Për këtë ndeshje, dy afrimet e e fundit të Shkëndijës, Liridon Latifi dhe Adamu Alhassan kanë të drejtë loje. Ndërkohë për arsye lëndimi te Shkëndija mungon Ronaldo Webster. Derbin në Çair do ta gjykojë Aleksandar Grujoski nga Kërçova.

Në Shkup do të luhen edhe dy përballje të tjera. Që nga fillimi sezonit shkaku i mosmarrëveshjeve me komunën, Gostivari ndeshjet si nikoqir po i luan në terrene alternative. Duelin e javës së pestë ku për kundërshtarë ka Vardarin, do ta luajë në lagjen Magjari, ndërsa kryesia e klubit ka vendosur që kjo përballje të luhet pa praninë e publikut.

Ekipi i Besës së Dobërdollit këtë javë luan në cilësinë e mysafirit në Strumicë, përballë ekipit të AP Brera, ndërsa kampioni aktual Struga Trim Lum do të jetë mysafire e Pelisterit në Manastir.

Në Ohër, Voska Sport është nikoqire e Sileksit. Dueli i tretë që luhet në Shkup është ai në mes Rabotniçkit – Tikveshit. Të gjitha ndeshjet e javës së 5-të luhen me fillim nga ora 15:00. 

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Në vend të limuzinës EQS, Mercedes do të prezantojë S-Class elektrik

Story i radhës

Affleck dhe Lopez dalin së bashku për herë të parë pas kërkesës për divorc

Të fundit nga