Sot bëhet ekspertizë e re në autostradën ku u aksidentua autobusi i “Besa Trans”

min lexim

Sot do të bëhet ekspertizë e re në vendin ku u aksidentua autobusi i “Besa Trans” në Bullgari.

Avokati i një pjese të familjes së pasagjerëve të vdekur dhe të lënduar nga aksidenti i autobusit në autostradën Struma në Bullgari, Nikolaj Dimitrov, për AIM tha se hetimit e terrenit tashmë ka filluar.

Grupi i ekspertëve nisi këqyrjen tre kilometra nga aksidenti i autobusit dhe synimi është të tregojë nëse ka rrethana shkak-pasojë që kanë çuar në aksident.

Kontrollohet sipërfaqja e rrugës, shenjat dhe të gjithë elementët e tjerë që mund t’i përgjigjen pyetjes se si ka ndodhur saktësisht aksidenti. Avokati komentoi se nga inspektimi do të tregohet se çfarë ka munguar në këtë pjesë të autostradës së Strumës dhe nëse kjo mangësi ka qenë shkaku kryesor i aksidentit.

Dimitrov po ashtu thekson se familjarët e klientëve të tij qartë pyesin nëse fajin e ka vetëm shoferi i vdekur apo ka ndonjë rrethanë tjetër që ka çuar në aksidentin e tmerrshëm, si dhe shtrojnë pyetjen se çfarë ka ndodhur me sendet personale dhe bagazhet e të vdekurve, si dhe sende me vlerë ari dhe stoli që kishin ato, por të cilat nuk ishin të regjistruara nga autoritetet bullgare dhe askush nuk i ktheu.

Familjet e të vdekurve dhe të mbijetuarit e aksidentit të autobusit në Bullgari kërkuan hetim paralel për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë ku humbën jetën 45 pasagjerë dhe 7 u plagosën rëndë. Në dhjetor, nga hetimet rezultoi se shkaku kryesor i fatkeqësisë ishte shpejtësia që nuk korrespondonte me kushtet e rrugës.

Story i mëparshëm

Nesër fillon manifestimin tradicional kulturor-shkencor “DRITA E GONXHËS”

Story i radhës

MPB: Janë paguar të gjitha kontributet për punonjësit e Ministrisë së Brendshme

Të fundit nga