Sot bëhen 24 vjet nga vrasja makabre e Bujar (Faik) Pllanës në oborrin e shtëpisë në “mullirin” e improvizuar ku bloi miell për të ushqyer të zhvendosurit në vitin 1999

May 15, 2023
min lexim

Lokaliteti më i madh mbase në gjithë Kosovën dhe padyshim më i madhi në komunën e Mitrovicës -fshati Kçiq i Madh njihet si një nga lokalitetet më mikpritëse ndër mote, mirëpo ajo që bënë kçiqasit gjatë periudhës së luftës së viteve 98-99 në Kosovë do mbetet gjatë në mendjet e familjeve të shumta nga Drenica, Vushtrria e Mitrovica, që në momentet kritike tek banorët e Kçiqit gjetën strehë, mbulojë edhe ushqim.

Këtë humanizëm e dëshmuan secila lagje edhe secila familje në këtë lokalitet, duke hapur dyert dhe shtëpitë dhe duke ofruar e ndarë bukën e gojës me mijëra persona të zhvendosur nga terrori dhe krimi i formacioneve paramilitare e ushtarake të makinerisë serbe.

Mikpritja e kçiqasve dhe buka për luftëtarët e lirisë ishte “halë” në sy të armikut tonë shekullor, që ndërmori çdo gjë për të ndaluar këtë veprim, qoftë duke burgos, arrestuar, vrarë por edhe duke dëbuar mijëra banorë të fshatit me 2 maj 1999 e me ta edhe ata që kishin gjetur strehë e ushqim edhe ngrohje shpirtërore në ato kohë pa kohë.

Pikërisht nga 2 maji e tutje, për ata që kishin vendosur të mbeten besnik pragut të shtëpive kishin nisur orët e liga, aso kohe 23 vjet më parë, kur armiku shekullor serb po përpëlitej para humbjes së madhe nga qëndresa e shqiptarëve, nga bombardimet e NATO-së dhe lufta e ushtarëve të UÇK-së, kur kishte mungesë ushqimi dhe ku ishte vështirë të sigurohej buka e gojës, paramilitarët dhe ushtria serbe përsëri sulmoi dhe preku në gjakun tonë.

Ndonëse në gjithë fshatin kishte organizim edhe koordinim për të siguruar qëndresën , në njërën nga lagjet shumë bukëdhënëse edhe mikpritëse ku ishte “instaluar magje e bukës” përmes mullirit elektrik, duke bluar edhe ofruar miell për familje të tëra, ndërsa në këtë magje buke punonte me zell dhe pa lodhje e ankesa edhe pse duke rrezikuar jetën nga forcat serbe i riu Bujar Pllana dhe e gjithë familja Pllana.

Në kohën e zgjatjes së bllokimit dhe dëbimit kur shumë familje e mysafir nga lokalitetet tjera nuk kishin mund të marrin as rrobat e trupit, kishte mungesë të theksuar të ushqimit, andaj ky mulli ishte shpresa e vetme për bukë goje, për shumë ditë me radhë Bujari me familje edhe e gjithë kjo lagje ishin burimi i vetëm i miellit dhe ushqimit për qindra mijëra të zhvendosur që ishin strehuar në Kçiqin e Madh.

Dita e 15 majit ishte dita e zakonshme për Bujar Pllanën që kishte vetëm 19 pranvera, por që ishte edukuar edhe “gatuar” me brumin e atdhedashurisë, mikpritjes dhe sakrificës për kombin dhe atdheun, ai po punonte për bluarje dhe sigurim mielli për të zhvendosurit e shumtë nga vatrat e luftës, por mbetet ditë e kobshme për familjen, kushërinjtë dhe fshatin, sepse pikërisht atë ditë, forcat paramilitare e ushtarake serbe, vranë në oborrin e tij, në “mullirin e improvizuar” ku bluante miell për të zhvendosurit, ku u qëllua për vdekje për të u bë i pavdekshëm dhe për të mbetur dëshmor i Kosovës së lirë, ndërsa e motra iu mbijetoi plagëve të plumbave gjakatar serb.

Bujari sikurse familja e tij Pllana dhe gjithë banorët e Kçiqit, që kishin strehuar mijëra të zhvendosur nga vatrat e luftës, duhej të siguronin bukë përveç kulmit mbi kokë, ndërsa Bujari mbi 20 orë në ditë bluante lloje të ndryshme te drithërave deri në momentin e fundit të jetës nuk u ndal duke mbështet familjet e zhvendosura, kur u qëllua për vdekje nga dora kriminale paramilitare serbe.

Bujari një djalë ende njomak por i kalitur edhe i guximshëm , i lindur me 15 tetor 1980, duke parë vështirësitë dhe vuajtjet për bukë të gojës, 24 orë në ditë nuk e ka ndaluar mullirin e tij në shtëpi, duke bluar dhe duke dhënë miell për familjet e shumta nevojtare që ishin nga fshatra të Drenicës, Artakollit , Vushtrrisë, Mitrovicës e deri te Podujeva.

Ky kontribut edhe punë e madhe që bënte Bujari dhe familja të ndihmuar edhe banorët e fqinjët e tjerë, nuk mbeti pa u vërejt nga pushtuesi paramilitar e ushtarak serb, të cilët fillimisht sikurse shumë herë më parë e kishin cak të gjuajtjeve, kësaj radhe ia mësynë duke gjuajtur një arsenal të tërë, duke plagosur rëndë Bujarin dhe të motrën e tij Leonorën- 21 vjeçe.

Bujari kishte marr disa plagë nga plumbat, andaj kishte nevojë për mjekim, ndërhyrje kirurgjike edhe për gjak, andaj përgjegjësit e luftës dhe ushtarët e shumtë nuk kursyen asgjë për të ndihmuar Bujarin, duke dhënë gjak shumë veta ndër të cilët  edhe dëshmori i mëvonshëm Avni Haradini dhe axha i Bujarit, Avni Pllana dhe disa ushtarë tjerë të UÇK-së.

Mirëpo me gjithë përpjekjet dhe kujdesin nga ekipi mjekësor që drejtohej nga doktori Bajram Rexhepi, Bujari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të shumta që kishte marr nga paramilitarët edhe makineria serbe.

Aso kohe motra e Bujarit kishte shpëtuar me plagë në këmbë, ndërsa ajo edhe pjesa tjetër e familjes e kanë të pamundur të harrojnë atë kohë, atë ditë edhe atë “gjëmë” që përjetuan, mirëpo Bujari nuk harrohet as nga familja e gjerë, fqinjët edhe ushtarët e UÇK-së, pasi në te ishte brumos dashuria e madhe për çlirim, për atdheun edhe për mbështetje të lirisë së vendit të vetë.

Rënia heroike në përpjekje për sigurimin e bukës së gojës për mijëra familje të zhvendosura që nga rajoni i Llapit, nga Drenica edhe pjesa e Artakollit, është edhe një dëshmi e kontributit të madh që ka dhënë lokaliteti më i madh jo vetëm në Mitrovicë por në gjithë vendin tonë për luftën.

Dhe atë jo vetëm me bukë e strehim por edhe mbështetje në logjistikë, përcjellja e ushtarëve edhe armatimit nga njëra në zonën tjetër, strehimi i mbi 55 mijë të zhvendosurve nga Drenica e Llapi në periudhën dy vjeçare, kontributi i shume djemve në roje edhe më frontin me serbët e deri tek sigurimi i veshmbathjeve edhe ushqimit gjatë gjithë periudhës së luftës për ushtarët ne zonën e Shalës.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trepça-Peja, ja kur zhvillohet sfida vendimtare

Story i radhës

5 cilësitë e një gruaje me të cilat të gjithë bien në dashuri

Të fundit nga

Liz Hurley shfaqet seksi në bikini

Liz Hurley, 59 vjeç, zhvishet me bikinit më të imta, ndërsa fansat thonë se ajo është ‘burimi i zbuluar i rinisë’ Bukuroshja hollivudiane Liz Hurley mahniti fansat me bikini të voglam, shkruan
ShkoLartë