sot afati i fundit per konstituim te kuvendit 6a758df8bc73e

​Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit

August 7, 2026
1 minut lexim

Sot skadon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojë seanca konstituive e Legjislaturës së XI-të, e cila u ndërpre të enjten.

Seanca u ndërpre me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili kërkoi kohë shtesë për konsultime me përfaqësuesit e partive politike, me synimin për arritjen e një marrëveshjeje lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Kërkesa e Kurtit u kundërshtua nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), megjithatë kryesuesi i seancës, Avni Dehari, vendosi ndërprerjen e punimeve.

Para ndërprerjes, Kuvendi përfundoi dy pikat e para të rendit të ditës, duke miratuar formimin e Komisionit për Verifikimin e Mandateve dhe duke realizuar betimin e deputetëve të rinj.

Pas konstatimit se mandatet e deputetëve ishin në përputhje me legjislacionin në fuqi, deputetët bënë betimin solemn. Betimin e dhanë edhe deputetët e Listës Serbe.

Deri më tani nuk ka njoftim zyrtar se kur do të thirret vazhdimi i seancës konstituive. Nëse Kuvendi nuk arrin të përmbyllë procesin e konstituimit brenda afatit kushtetues, vendi mund të hyjë në një fazë të re të paqartësisë politike dhe procedurale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e premtja me diell dhe temperatura deri ne 37 grade 6a751d7688d25
Lajmi i mëparshëm

E premtja me diell dhe temperatura deri në 37 gradë

pa me syte e tij sherrin mes djalit dhe nje personi tjeter nderron jete nga arresti kardiak 69 vjecari ne roskovec 6a758e7159bb8
Lajmi i radhës

Pa me sytë e tij sherrin mes djalit dhe një personi tjetër, ndërron jetë nga arresti kardiak 69-vjeçari në Roskovec

Të fundit nga

ShkoLartë