Sony raporton shitje rekord të PlayStation 5 në fund të 2022

Biznesi gaming i Sony po lulëzon dhe këtë e konfirmojnë shitet përgjatë fundit të 2022. Nga Tetor në Dhjetor kompania shiti 7.1 milionë PS5 krahasuar me 3.9 milionë për të njëjtën periudhë një vit më parë.

Është një rritje me 82 përqind duke lënë të kuptohet se problemet me zinxhirin e furnizimit të kompanisë mund të kenë përfunduar. E thënë thjeshtë sot mund të blini lehtësisht një PS5 pa u frikësuar se mund të mos gjeni në stok.

E gjitha kjo rezultoi në rritje të ardhurash nga segmenti Game & Network Services në 9.7 miliardë dollarë, ose 53 përqind më lart se vitin e kaluar. Edhe segmentet e tjera të kompanisë janë rritur si softueri me 30 përqind, shërbimet e rrjetit me 20 përqind dhe biznesi i platformave si PSVR me 73 përqind.

Kjo e dërgon në 32.1 milionë numrin e PS5 shitur gjer më sot. Nëse arrin të shesë edhe 5.2 milionë njësi të tjera gjatë tre muajve Janar-Mars, atëherë Sony do të ketë arritur objektivat e saj për vitin fiskal 2022. Kjo do të çonte në 37 milionë numrin e shitur përgjatë një viti.

Zhvillimet e fundit vinë ndërsa industria mund të përballet me ndryshime të mëdha siç është blerja e Activision nga Microsoft që Sony e ka kundërshtuar hapur. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aplikimet për pasaporta në Norvegji, ambasadori Kuqi jep lajmin e rëndësishëm

Story i radhës

Paçarizi: 6 kushtet e Kurtit e bëjnë Asociacionin më pak të rrezikshëm

Të fundit nga