Një prej prioriteteve kryesore të Sony është rritja e prodhimit të PlayStation 5 për tu përballur me kërkesën e paprecedentë për konsolën.
Gjatë një takimi me investitorët, kompania tha se pret që të mbyll hendekun e shitjeve të PS4 dhe PS5 këtë vit. Sony tha se arsyeja e shitjeve të ulëta të PS5 është pamundësia për të prodhuar mjaftueshëm njësi për shkak të mungesave dhe kufizimeve të zinxhirëve të furnizimit.
Bazuar në të dhënat e Sony duhen vetë 82 minuta për të shitur 80 mijë njësi PS5 ndërsa 9 ditë për të njëjtën sasi PS4.
Kompania tani synon të prodhojë më shumë njësi ndërsa zinxhiri furnizimit por merr veten dhe impakti i pandemisë së Covid-19 po bie.
Si rezultat kompania beson se shitjet e PS5 do të tejkalojnë PS4 vitin e ardhshëm. Përveç objektivave të prodhimit të PS5, Sony zbuloi se PlayStation Studios do të zgjerohet me blerjen e më shumë studiove të lojërave. /PCWorld Albanian