Sonte zhvillohet finalja e parë evropiane, garë e zjarrtë për trofeun e Ligës së Evropës

May 18, 2022
1 minut lexim

Me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes skuadrës gjermane Eintracht Frankfurt dhe asaj skoceze Rangers, e vlefshme kjo për finalen e Ligës së Evropës.

Siç është raportuar edhe nga shumë media spanjolle, drejt qytetit të Sevillas kanë udhëtuar rreth 100,000 tifozë skocezë dhe 50,000 të gjermanëve, ku dihet se kapaciteti i stadiumit të kësaj finaleje do të jetë vetëm 43,883.

Hera e fundit që një skuadër skoceze ka arritur në finale të kësaj gare ka qenë viti 2003, ku asokohe skuadra e Celticut humbi trofeun nga skuadra portugeze Porto.

Në anën tjetër, Frankfurti do të shpresojë të shkaktojë një tjetër zhgënjim skocez, duke i dhënë fund ëndrrës së Rangers, por skuadra gjermane ka humbur tre nga katër finalet e kupave në të cilat janë paraqitur që nga fillimi i mijëvjeçarit.

Po ashtu, trajneri i Frankfurtit, Oliver Glasner, së fundmi ka thënë se kjo finale do të jetë gjithçka për skuadrën e tij, ku synon që të bëhet trajneri i parë austriak që fiton një trofe evropian që nga trajneri legjendar Ernst Happel në vitin 1983.

Ky do të jetë takimi i parë në histori mes Frankfurtit e Rangers, pasi që të dy këto skuadra nuk janë përballur kurrë në të kaluarën.

Finalja e sotme do të prodhojë një atmosferë fantastike, ku të dy skuadrat njihen për tifo-grupe të flakta, dhe mbetet të shihet se ku do të zbarkojë trofeu i Ligës së Evropës në këtë sezon.

21:00 Eintracht Frankfurt – Rangers (Stadiumi Ramón Sánchez Pizjuán)

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryeministrja e Serbisë për vizitë zyrtare në Shkup

Story i radhës

Finlanda dhe Suedia dorëzojnë aplikimet për anëtarësim në NATO

Të fundit nga

ShkoLartë