Sonte shkarkohet edhe një drejtor në Shëndetësi

November 2, 2022
1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se para pak çastesh është shkarkuar nga detyra, drejtori organizativ i Klinikës Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, Alajdin Memedi. Sipas njoftimit, shkarkimi vjen pas parregullsive të evidentuara.
“Informojmë se ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, sot e shkarkoi nga funksioni i drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, Alajdin Memedi.
Drejtori Organizativ i kësaj klinike shkarkohet nga funksioni para kalimit të kohës për të cilën është emëruar, kjo për shkak të parregullsive që janë konstatuar në raportin e hartuar pas kontrollit të punës së kësaj klinike. Kontrolli është realizuar nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rikthimi i Rusisë në marrëveshje jep efekt të menjëhershëm, bie çmimi i grurit

Story i radhës

OBRM-PDUKM: Kovaçevski projekton buxhetin më të rëndë dhe një deficit që është përtej të gjitha kornizave të qëndrueshmërisë

Të fundit nga

ShkoLartë