Sonte, finalja e Superkupës Mbarëkombëtare

1 minut lexim

Sonte do të luhet finalja e Superkupës Mbarëkombëtare.

Trepça dhe Tirana do t’i matin forcat në mes vete në sfidën që do të zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë pasi siç dihet “Xehetarët” janë organizatorë të kësaj gare.

Mitrovicasit në fakt në gjysmëfinale e mposhtën Golden Eagle Yllin me rezultat 72:68 në një ndeshje mjaft interesante mbrëmë për ta prerë biletën për finalen e këtij kompeticioni.

Tirana ndërkohë u kualifikua në finale pa lojë pasi kundërshtari i saj, Teuta nga Durrësi u tërhoq nga turneu pasi iu sëmurën disa lojtarë.

Ndeshja finale e Kupës Mbarëkombëtare do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:00.

Tifozët mitrovicas pritet të dhurojnë spektakël në “Minatori”.

Superkupa Mbarëkombëtare i bën bashkë ekipet më të mira të sezonit paraprak nga Kosova dhe ato nga Shqipëria.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Zagklis: FBK është ndër më aktivet me ngjarje dhe organizime

Story i radhës

Shkarkohet

Të fundit nga