sonte finalja e madhe e big brother vip 3 cili do te kurorezohet fituesi mes egles heidit julit meritonit dhe romeos 66521fd861023

Sonte finalja e madhe e Big Brother VIP 3/ Cili do të kurorëzohet fituesi mes Eglës, Heidit, Julit, Meritonit dhe Romeos!

May 25, 2024
1 minut lexim

Këto janë orët e fundit që shqiptarët mund të votojnë për të zgjedhur fituesin e Big Brother VIP 3.

Në prime-in e fundit të spektaklit janë shpallur 5 finalistët e këtij reality show me një shikueshmëri rekord në dy kanalet e transmetimit në Digitalb dhe në Top Channel.

Egla, Heidi, Juli, Meritoni dhe Romeo përfundojnë rrugëtimin e nisur që në janar dhe një prej tyre fiton sot çmimin e madh duke u zgjedhur i  preferuari i publikut që ka edhe pak ore mundësi për të dhënë votat nga Shqipëria Kosova dhe shumë vende europiane.

Spektakli që finalizohet me kurorëzimin e njërit prej tyre është një fitore tjetër edhe për Top Channel që gjithnjë tejkalon veten në organizimin e përkryer të reality show me producentet e suksesshme Lori Hoxha dhe Sara Hoxha dhe nën drejtimin plot gjallëri dhe humor të Ledion Liços.

Të gjithë sytë e shqiptarëve janë sot para ekranit në ora 21:00 kur nis finalja e spektaklit  me të madh televiziv të vitit në mediat shqiptare. Një finale e gjitha me surpriza siç vetëm Top Channel di t’i organizojë.

Gjithçka është gati, stafi realizues i Big Brother VIP po bën përgatitjet dhe provat e ndërsa banorët brenda shtëpisë po jetojnë së bashku orët e fundit të bashkëjetesës që nisi më 13 janar dhe mbyllet me një spektakël të madh mbrëmjen e sotme e do zgjasë deri në orët e para të së dielës.

Big Brother VIP 3 është një vazhdim dinjitoz i suksesit të dy edicioneve të para por që dalloi prej tyre për shikueshmerinë shumë më të madhe dhe për garën që zgjat e fortë deri në sekondën e fundit.

Kush do ta fitojë Big Brother 3 VIP. Është në dorën tuaj ta vendosni duke votuar.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

spektakel ne garen sprint ne montmelo 66521f9c15048
Story i mëparshëm

Spektakël në garën sprint në Montmelo

te lenduarit nga mjeti shperthyes ne gjakove i amputohet dora 665220c81fa9f
Story i radhës

Të lënduarit nga mjeti shpërthyes në Gjakovë i amputohet dora

Të fundit nga

Çfarë po ndodh me fytyrën e Kris Jenner?

Kris Jenner, në moshën 69-vjeçare, ka tërhequr vëmendjen me pamjen e saj të rinovuar, duke nxitur spekulime rreth ndërhyrjeve estetike që mund të ketë kryer së fundmi. Ekspertët e kirurgjisë plastike sugjerojnë

​Tregjet globale kërkojnë drejtim në mes të pasigurive

Ndërsa ekonomitë botërore përpiqen të bëjnë projeksione mes pasigurive të shumta, politikat tregtare proteksioniste të administratës amerikane vazhdojnë të krijojnë pasiguri për ekonominë globale. Marrëveshja e përkohshme tarifore mes SHBA-së dhe Kinës

Do të paguhet më pak se Sylvinho

Igli Tare do të jetë drejtori i ri sportiv te klubi i Milan. Shqiptari dhe drejtuesit e klubit italian kanë gjetur gjuhën e përbashkët, teksa tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.
ShkoLartë