Sonila Meço mungon në Ferma Vip, me lot në sy Fjoralba zbulon arsyen

Babai i gazetares Sonila Meço ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Meço nuk mundi të ishte e pranishme në spektaklin e mrëmshëm dhe lajmin e trishtë e ka bërë të ditur moderatorja Fjoralba Ponari, e cila gjatë dhënies së lajmi është përlotur.

“Ajo ka humbur babain e saj dhe për shkak të kësaj fatkeqësie, ajo e ka pasur të pamundur të jetë e pranishme”, tha Fjoralba.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sonila shkruan se Tomor Meço u shua butë e paqtë pas disa javësh të vështira.

“Sonte presim të afërm, miq e të shtrenjtë, që duan të ndajnë dhimbjen me familjen tonë, megjithëse shumë janë larg, në vendet ku jetojnë e punojnë. Pritja bëhet në Memorial Home IJA, pranë spitalit pediatrik, duke nisur nga ora 21:00 sonte. Ceremonia funerale do të bëhet nesër, në ora 15:30, duke u nisur nga Memorial Home Ija për në varrezat e Sharrës. Faleminderit për çdo mesazh e mbështetje në këtë ditë të trishtë të shndërrimit të një burri të rrallë në një engjëll mbrojtës për mama Letën, Rezin, mua e të shtrenjtët tanë!” – shkruan Meço.

Story i mëparshëm

LIVE: “Rusia ka armët”, parashikohet humbja e Ukrainës – Zelensky ka një thirrje për ndërkombëtarët

Story i radhës

Rikthehet Champions League, Barça e pret PSG-në e Dortmundi, Atleticon

Të fundit nga