Duke marrë parasysh se jemi në prag të zgjedhjeve parlametare, natyrshëm edhe kompani të ndryshme realizojnë sondazhe për të parë se ku qëndrojnë me për qindje të votave partitë politike.
Mirëpo, dihet se gjithmonë sondazhet shkaktojnë zhurmë në opinionin publik.
Ditë më parë, mori vëmendje një sondazh i publikuar nga “UBO OMNIBUS”, ku partia e parë doli LVV me mbi 47 përqind, PDK me 19 për qind, LDK me 17 për qind, AAK-në me 6 përqind dhe partitë e tjera rreth 9 për qind.
Këto rezultate natyrshëm që ‘goditën’ opozitën, e cila më pas akuzoi partinë në pushtet për porositje të këtij sondazhi.
E në lidhje me sondazhet dhe akuzat e partive opozitare ndaj qeverisë e kryeministrit Kurti, foli veprimtari nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.
Ai në një prononcim për “Bota sot” tha se partitë e PAN, duke parë matjet e sondazheve, kanë filluar ta sulmojnë me akuza të ndryshme qeverinë.
Megjithatë, beson që sa më shumë Kurti të marrë sulme dhe shpifje nga opozita, aq më shumë do rritet elektoralisht.
“Opozita, në veçanti, ajo PAN-iste, e frustruar nga matjet e agjensive të specializuara të sondazheve, të cilat e nxjerrin LVV të parë dhe me diferencë, fatalisht, të madhe, bëjnë akuza shpifëse e denigruese, kinse, për flirtime me Serbinë, ndërkohë që akuzuesit janë dëshmuar për bashkëpunim me bandat dhe kontrabandistët, me emër dhe nam të keq serbë, përfshi edhe Radoiçiqin, Veselinoviqin me banditërit e tyre. Andaj, e vërteta dihet dhe kryeministri Kurti me shokë ndjehen komod dhe shpërfillin e demantojnë, madje lehtësisht, të gjitha sajesat shpifëse dhe hiç të besueshme. Sa më shumë sharje e denigrime të opozitës, aq më shumë rritje në kuotën mbështetëse të pozitës. PAN-i kriminalizuar, pothuaj se, të gjitha vendimet e qeverisë, që janë në funksion të shtetit ligjor, i dërgon për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, me bindjen e refuzimit, sepse atje është – e motra e vëllait të ish-ministrit në qeverinë komuniste të Tiranës”.
Krahas kësaj, ai ‘goditi’ partitë e PAN, të cilave ua rikujtoi disa nga skandalet që kishin bërë gjatë qeverisjes së tyre.
“Opozita e kriminalizuar PAN-iste, ka mbetur me akuzën e pa akuzë zyrtare, të ambasadorit, Profesor Martin Berisha, i cili nuk ka asnjë lidhje biznesore me Kosovën; apo me 7-500 euro pagesë të lobuesit për Kosovën, Gani Jakupi. Ndërkohë që janë zënë “me pelë për dore”, duke lobuar me pagesë, për ndarjen e Kosovës. Kesti i njohur prej 182 mijë euro, i janë dhënë një agjensie parisiene, me dijeni të ambasadorës Vlora Çitaki dhe ndërmjetësinë e ministres Dhurata Hoxha. Shefa të partive-banda, dje, që, kinse, lobojnë për ushtrinë, sot për hyrje në NATO, në fakt, ata duke qenë të shantazhuar me dosje, po derdhin milionat e hajnisë dhe të haraçit, për zhbërjen e Gjykatës Speciale në Hagë”, shpjegoi ai.
Më tej, veprimtari përmendi edhe disa akuza që po bëhen ndaj LVV-së nga opozita, e që sipas tij gjithë kjo histeri shpifjes, po i kthehet në bumerang opozitës.
“Akuzojnë zv. kryeministren dhe ministren e Jashtme dhe të Diasporës, Donikë Gërvalla, për dështim në njohje! Por, “harrojnë”, qëllimshëm, se kanë nënshkruar marrëveshjhen me Serbinë, më 2020, për ngrirje, heqje dorë nga lobimi për njohje, në këmbim që edhe Serbia të mos lobojë për çnjohje dhe pengesa tjera. Vërtet, akuzat për të dinjitetshmen Gërvalla, janë hakmarrje e ulët ndaj saj, sepse, si askush tjetër, nga zyrtarët e lartë, nuk i dha emër e mbiemër krimeve të listuara dhe të ekzekutuara, ngeshëm dhe me një sadizëm unik, të kundërshtarëve politikë. Dhe, kjo u dëshmua katërcipërisht edhe nga Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë.
Akuzojnë ministrin yll të Bujqësisë, Faton Pecin, për dhënien e subvencioneve partiakëve të VV-së, duke “harruar” se edhe ata janë qytetarë të Kosovës, pjesë e popullit, me tej 50 % të votave, respektivisht, me 438 mijë vota të fituara, në zgjedhjet qendrore të 14 shkurtit 2021!
E gjithë kjo histeri shpifjes, po i kthehet në bumerang opozitës PAN-iste, të rënë dëshpërimin e thellë, duke e parandjerë humbjen e radhës”, potencoi Zeqiraj.
Në fund, ai kishte disa kritika për disa persona, siç janë Hashim Thaçi, Baton Haxhiu, Edi Ramën,…
“Shefat e partive-banda, zotohen se “nëse fitojmë zgjedhjet, do ta bëjmë që ditën e parë – Asociacionin -, i konsideruar edhe nga vet autori nënshkrues i tij, Hashim Thaçi, para tej një dekade më parë, se “Asociacioni është kanceri i Kosovës”. Dhe, kjo jo vetëm që i frikëson qytetarët e Kosovës, por edhe i tmerron, qoftë edhe në në gjumin dhe ëndrrat e tyre! Dhe, një kërkim shpëtimi, nga kanceri i pritshëm “Asociacion”, shpresat i kanë varur ke Albini, ose, siç njihet, tashmë, në popull – Baba!
“Trojka” namkeqe dhe neveritëse, Hashimi me porosi nga Haga, Rama nga Shqipëria, Vuçiqi nga Beogradi, e dërguan Baton Haxhiun nga Tirana në Prishtinë, me misionin special, “sulm frontal kundër kryeministrit Albin Kurti”. Nga TV7, emisioni PRESSING, mjeshtri i intrigave dhe i hafillëkut të shumëfisht, Baton Haxhiu, e qortoi dhe akuzoi – njëherësh opozitën e Kosovës, për “heshtje dhe qyqarllëk, të çakorduar dhe inferiore ndaj Kurtit”. Dhe, ngulmueshëm, bëri thirrjen për bashkim dhe koordinim të sulmeve, me slloganin makiavelist “shpif, shpif dhe përsëri shpif, se deçka do të mbetet”! Dhe. ashtu ndodhi. Ustai hafile i hershëm, në shërbim të pushtuesit serbo-sllav, vazhdon zanatin e tij shpengueshëm edhe në Kosovën e lirë, duke abuzuar me demokracinë e shtetit të Kosovës. Me vete solli edhe ekipin e tij, të cilët i punësoi në televizionet e Kosovës dhe me ulurimat e tyre lehaqene, vazhdojnë ta provokojnë dhe terrorizojnë, çdo natshëm, popullin e Kosovës dhe shqiptarët e botës. Batoni vrapon nga njëra medie në tjetrën, gjithnjë i mirëpritur nga moderatorët shpirtshitur, të cilët, edhe kur Batoni thotë se “Liqeni i Ujmanit t`i lihet Serbisë, sepse ne e kemi Liqenin e Kukësit”, ata nuk reagojnë, ngaqë është porosi e pronarëve mediatik. Pra, gjithmonë duke vjellur vrerë, në ninjen e pëbashkët me opozitën PAN-iste dhe Serbinë armike!”- përmbylli Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.
Burimi: botasot.info