​Son zbulon nëse do të luajë në Kampionatin Botëror

November 9, 2022
min lexim

Son Heung-min ka deklaruar se është i gatshëm për Kupën e Botës 2022 dhe për ta ndihmuar Korenë e Jugut në këtë kampionat.

30-vjeçari ishte dyshim të madh kur u zbulua se ai do të duhej t’i nënshtrohej një operacioni për ta stabilizuar syrin e tij për shkak të një lëndimi.

Në atë kohë, dukej se shpresat e tij për të luajtur në Katar kishin mbaruar, por trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte kohët e fundit tha se ai priste që sulmuesi të ishte i disponueshëm për kompeticionin në fjalë, përcjellë KosovaPress.

“Me Sonny-n, kam shkëmbyer një mesazh pas operacionit”, u tha Conte gazetarëve pas humbjes të së dielës ndaj Liverpool-it. “Sonny ishte me të vërtetë, shumë i zhgënjyer me këtë situatë, por shpresoj që ai të shërohet dhe të luajë në Kupën e Botës janë të mëdha.”, kishte thënë Conte.

Koreja e Jugut do të garojë në Grupin H së bashku me Uruguain, Portugalinë dhe Ganën.

Son ka përdorur mediat sociale për të konfirmuar se ai do të jetë i disponueshëm për të përfaqësuar vendin e tij në Katar.

Sulmuesi tha se ai mezi pret të përfaqësojë vendin e tij në kompeticionin, i cili do të fillojë zyrtarisht më 20 nëntor.

“Përshëndetje të gjithëve. Thjesht doja të gjeja një moment për t’ju falënderuar të gjithëve për mesazhet e mbështetjes që kam marrë gjatë javës së kaluar. Kam lexuar kaq shumë prej tyre dhe me të vërtetë, me të vërtetë ju vlerësoj të gjithëve. Në një kohë të vështirë unë mora shumë forcë nga ju!” ka shkruar ai në Instagram.

“Të luash për vendin tënd në Kupën e Botës është ëndrra e kaq shumë fëmijëve që rriten, ashtu siç ishte edhe e imja. Nuk do ta humbas këtë. Mezi pres të përfaqësoj vendin tonë të bukur.”, ka shkruar Son.

Son është golashënuesi i katërt më i mirë i të gjitha kohërave të Koresë së Jugut, pasi ka shënuar 35 raste në 105 paraqitje për vendin e tij, si dhe ka regjistruar 17 asistime.

Tigrat e Azisë do të përballen me Islandën në një miqësore të premten, e cila do të përfaqësojë ndeshjen e tyre të fundit përpara fillimit të Kupës së Botës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zoom në konkurrencë të hapur me Microsoft 365 dhe Google Workspace

Story i radhës

VOA: Kuvendi debaton për buxhetin e ri. Rama: Buxheti i mbrojtjes sociale

Të fundit nga

Despotovski: Nuk jam arrestuar!

Ish-drejtori i TIRZ-it, Jovan Despotovski, ka përgënjeshtruar raportimet se është arrestuar pasditen e sotme. “Sa i përket informacioneve që dolën në opinion për paraburgimin e supozuar, dua ta informoj opinionin se të
ShkoLartë