Heung-Min Son është lojtari i radhës i cili ka folur për problemin e orarit të ndeshjeve këtë sezon.
Si shumë futbollistë të tjerë edhe ai ka kritikuar lojërat e shumta që skuadra do të luajnë këtë edicion.
“Ju nuk dëshironi të shihni lojtarë që përballen me lëndime. Askush nuk dëshiron ta shohë atë. Ka shumë lojëra, shumë udhëtime”, tha fillimisht ai.
“Ne duhet të kujdesemi për veten, gjë që ndonjëherë është shumë e vështirë. Mendërisht, fizikisht nuk jeni gati, pastaj të shkoni në fushë dhe më pas të keni rrezikun e lëndimit. Ne nuk jemi robotë. Ne duhet të kujdesemi për këtë. Reduktimi i lojërave padyshim – cilësia më e mirë duhet të jetë patjetër qëllimi”, vazhdoi tutje Son.
“Mos më keqkuptoni, ne na pëlqen të luajmë futboll. Kjo është e qartë. Por udhëtimet dhe sa lojëra luajmë. Pastaj përgatitja, mendërisht dhe fizikisht. Është shumë punë. Ka të bëjë me shtimin e më shumë lojërave”, shtoi tutje ai.
Tottenham ndeshjen e radhës e luan nesër me fillim nga ora 21:00, kurse tre ditë më vonë luan ndaj Manchester Unitedit derbin në Premier League..
Burimi: botasot.info