Sommer: Inter – Milan do të jetë ndeshje dridhëruese

September 15, 2023
1 minut lexim

Vëmendja në fundjavë është e gjitha në Itali, pasi të shtunën në orën 18:00 Inter do të ndeshet me Milan.

Dy skuadrat e Milanos vijnë me pikë të plota pas tre javëve të para të Serie A, me zikaltërit që ende nuk kanë pësuar golin e parë të sezonit.

Portieri Yann Sommer ka qenë tejet komod mes shtyllave teksa zvicerani i transferuar nga Bayern Munchen këtë verë, do të tentojë që sërish të mos e nxjerrë topin nga porta e tij.

Gardiani 34-vjeçar shprehet se ndeshjet derbi janë shumë speciale dhe se tek Interi të gjithë janë gati për të zbritur në fushë.

“Derbet janë shumë speciale, janë të tilla edhe në Gjermani apo Zvicër, por Inter-Milan është unik.

Këtë sezon të dyja skuadrat janë me shumë kualitet në organikë, ndërsa sigurisht luhet edhe për prestigj, është një ndeshje që ka shumë rëndësi për Italinë. Mezi pres ta luaj këtë ndeshje, do të jetë drithërues.

Të gjithë janë gati dhe mezi presin orën për të zbritur në fushë. Është një ndeshje që vjen shpejt sa i takon kampionatit dhe gjithçka mund të ndodhë në vazhdimësi.

Për titullin do të ketë edhe rivalë të tjerë, nuk është vetëm Milani. Nuk dua të bëj parashikime mbi renditjen finale të sezonit”, u shpreh Sommer.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Schmidt: Liderët e opozitës në RS më kërkuan të largoj Dodikun

Story i radhës

Procesorët e ardhshëm Threadripper janë emocionues por do të zhgënjejnë shumë përdorues

Të fundit nga

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë