soko ja dy arsyet e forta pse rama tha se do te legalizoje kanabisin 6250607f75105

Soko: Ja dy arsyet e forta pse Rama tha se do të legalizojë kanabisin

April 8, 2022
1 minut lexim

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, komentoi nismën e Ramës i cili tha se do të legalizojë kanabisin. Soko tha se edhe sikur të futemi në tregun botëror për të eksportuar kanabis mund të fitojmë 2 milionë dollarë në vit.

Sipas ekspertit kjo shifër është e papërfillshme dhe nisma e kryeministrit Edi Rama nuk do funksionojë për të rritur ekonominë. Sakaq, Soko tha se ka dy arsye pse Rama mund të ketë zgjedhur të prezantojë këtë nismë.

“2 mln dollarë është agti 0.01 për qind e buxhetit të shtetit. Shifër e papërfillshme. Nuk është një industri që do krijojë ekonominë.“-tha Soko.

Soko është i mendimit se është një ekosistem i cili arrin në fund fare të kapitalizojë ose legalizojë disa procedura që nuk duhet të ishin legalizuar.

“Çdo gjë që do vijë nga ky ekosistem do jetë e kundërta e kësaj. Ata që kanë mundësi të mos respektojnë ligjin, ju japim mundësi të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Krijimi i vendeve të punës nga kanabisi, do ishte më i sinqertë Rama të thoshte që unë kam në plan për legalizim kanabisi, pra e kishte qeveria planin si në 2019.

Nëse do të ndikojë në ekonomi të legalizojë gjithë kanabisin rekreativ dhe bëhet e pastër, s’ke pse fshihesh. Nëse e hap ashtu ka ndikim në ekonomi, por je i sinqertë. Kjo është një nismë që mund të jetë si pasojë e presioneve nga grupet kriminale ose për të krijuar një shtrat të mirë për zgjedhjet e ardhshme.”-tha Soko.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

manchester city mbetet perpara manchester utd terhiqet 6250607bef9ef
Story i mëparshëm

Manchester City mbetet përpara, Manchester Utd tërhiqet     

osmani ne kufirin poloni ukraine duhet te bejme me shume per ta ndalur kete cmenduri 625060eddf87d
Story i radhës

Osmani në kufirin Poloni-Ukrainë: Duhet të bëjmë më shumë për ta ndalur këtë çmenduri

Të fundit nga

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator. Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte
ShkoLartë