Sofia Vergara është fotografuar gjatë një daljeje para një restoranti duke tërhequr vëmendjen me fustanin e saj.
Gjegjësisht, kjo bukuroshe 50 vjeçare kishte veshur një fustan ngjyrë bezhë, e megjithatë sytë e publikut i tërhoqën detajet e fustanit, i cili mund të shkaktojë dhimbje të syve në reflektim nën dritat e rrugës.
Përveç dizajnit specifik, vëmendjen e tërhoqi edhe dekolteja e madhe, e cila nxjerr në pah në mënyrë unike gjoksin e bujshëm dhe belin e hollë të aktores.
Sofia e kompletoi veshjen e mbrëmjes me një çantë dore argjendi dhe i la flokët e gjatë të binin lirshëm mbi supe.
Me të njëjtin fustan, ajo ishte paraqitur edhe në panelin e spektaklit për talentë, America’s Got Talent.
Pas programit, aktorja ka dalë për darkë në Los Angeles së bashku me supermodelen Heidi Klum, me ç’rast edhe është fotografuar nga paparacit.